AKTUALITET

Zbulohet skandali/ Ministria e Brendshme tender gruas së ish-kryebashkiakut në kërkim të Vorës, ‘Kajmaku SH.P.K.’ e përfitoi në fundvit

13:51 - 20.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku nuk i ka punët mirë me drejtësinë, pasi është shpallur në kërkim nga policia, krejt e kundërta ndodh me bashkëshorten e tij, e cila ka fituar një tender publik. “BalkanWeb” mëson se ministria e Brendshme i ka dhënë një tender për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, gruas së Kajmakut, Merita Kajmakut.Kjo e fundit administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së.




Tenderi në fjalë është dhënë më 30 dhjetor të 2019-ës, kohë në të cilën ish-kryebashkiaku ishte shpallur në kërkim. Agim Kajmaku u shpall në kërkim në 11 nëntor, ndërsa akuzohet për “falsifikim formulari”, “falsifikim dokumentash” dhe “përvetësim posti”. Ndaj tij gjykata e Tiranës ka caktuar në mungesë masën ‘arrest me burg’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.