LIFE STYLE

5 arsye pse nuk keni një jetë të mirë seksuale

13:52 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jetesa që bëni, edhe pse e keni të vështirë ta kuptoni, ndikon shumë edhe në performancën tuaj në shtrat.Zakonet tuaja të përditshme mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në dëshirën tuaj seksuale. Çdo gjë e vogël që mund t’ju duket e papërfillshme, në fakt luan një rol të madh në performancën tuaj në shtrat.Nëse kohët e fundit keni pasur probleme në jetën tuaj seksuale, ndoshta është koha që të mendoni dhe që të hiqni dorë nga disa gjëra që bëni në përditshmërinë tuaj.




Cigaret janë të dëmshme

Dihet që duhani ndikon për keq në shëndet, por jo të gjithë e dinë se është po aq i keq edhe për jetën seksuale. Nikotina, ashtu si edhe përbërës të tjerë të cigares kanë një ndikim negativ në qarkullimin e gjakut. Studimet kanë treguar se meshkujt që tymosin kanë dy herë më shumë mundësi për të pasur probleme me ereksionin sesa ata që nuk tymosin.

Ulni konsumin e alkoolit

Konsumi i tepërt i alkoolit ndikon për keq në shëndetin seksual. Ai ul libidon te meshkujt dhe te femrat, duke ulur ndjeshmërinë e trupit. Ereksioni vonon dhe bie më shpejt. Ndërsa studime të shumta kanë treguar se në periudhën afatgjatë alkooli çon në impotencë. Nuk është e thënë që të mos pini më fare, por moderoni konsumin. Mjaftojnë dy gota kur dilni me shokët.

Mungesa e ushtrimeve fizike

Të mbash një sistem të shëndetshëm kardiovaskular përmes ushtrimeve fizike është thelbësore për shëndetin fizik. Stërvitja është e domosdoshme për të qenë në formë dhe për të pasur një jetë seksuale të qëndrueshme.

Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit ndikon për keq në jetën seksuale. Gjumi është i rëndësishëm në mënyrë që trupi të rekuperohet nga stresi dhe lodhja. Pa gjumë, trupi dobësohet, energjia ulet dhe jeta seksuale do të vdesë ngadalë. Ju duhen të paktën 8 orë gjumë në ditë.

Nuk po hani shëndetshëm

Ngrënia e tepërt çon në shtim në peshë dhe kjo është gjëja që e rrezikon më shumë jetën seksuale të një mashkulli. Kështu që, kujdes me sasinë e ushqimit që konsumoni!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.