Show-Bizz

“Kalova ditë të vështira”, aktorja e njohur shqiptare përlotet në mes të emisionit, ja arsyeja

21:01 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak kohë më parë, aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman kaluan një periudhë të vështirë. Vogëlushi i çiftit iu nënshtrua një operacioni , pasi kishte një kist.




E ftuar në një emision në kanalin turk “Kanal D”, Almeda rrëfeu momentet e vështira që kaloi kur mori vesh lajmin, teksa është përlotur.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”- tregoi Almeda.

Moderatorja turke vazhdoi ta pyeste aktoren shqiptare si u ndje kur i vogli hyri në operacion, ndërsa Almeda me lot në sy i kërkoi të ndërronin temë.

https://youtu.be/hjZ2PXOfcbw


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.