AKTUALITET

Mungon Rama/ Homazhe të heshtura dhe lule, familjarët kujtojnë viktimat e 21 janarit

11:57 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur sot shënon 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ashtu si për çdo përvjetor, familjarë, të afërm të viktimave kanë bërë homazhe në vendin ku ata ndërruan jetën. Teksa marshonin në heshtje, familjarët vendosën kurora me lule pikërisht në vendin ku u qëlluan Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, ndërkohë që në ceremoni morën pjesë edhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar “Rama”.




Ndonëse kryeministri Edi Rama mungoi në ceremoni, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Ukrainë, në homazhe morën pjesë zëvendëskryeministri Erion Braçe, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe deputetë socialistë.

21 janarriri ba;lla 21 janaririr
<
>

“Po mbahen homazhe për viktimat e 21 janarit. Familjarët e 4 viktimave, Ziver Veizit, Hekuran Dedës Faik Myrtaj, Aleks Nikës, kanë patur një takim me zv.kryeministrin Braçe, Ballën dhe gjithë ministrat”, tha në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Bulevardi gazetari Ergus Gjençaj.

Kujtojmë se 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.