Kronikë

Rrogozhinë/ Makina përplaset me bordurën, humb jetën 22-vjeçari

17:34 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë, në Rrogozhinë.




Mësohet se mjeti është përplasur me bordurën anësore në rrugën kryesore, dhe si rrjedhojë ka humbur jetën një këmbësor.

Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.