Kronikë

“Do t´i thyej turinjtë…do të ther moj bushtër”, ndalohet nëna që dhunoi vajzën e mitur

19:14 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Sarandës ka ndaluar 41 vjeçaren me iniciale E.M, pasi dhunoi vajzën e saj të mitur 13 vjeç.




Pas publikimit të rastit nga emisioni “Fiks Fare”, policia njoftoi se e ka ndaluar 41-vjeçaren, pasi akuzohet për “Keqtrajtim të të miturve”.

Në videon e publikuar, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon vajzën e saj të mitur gjatë gjithë kohës, ajo i drejtohet 13-vjeçares dhe me fjalor banal, ndërsa më pas e kërcënon; Do të qeth, do të bëj zero flokun.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e kaluar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunën e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, Policia ka bërë ndalimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në një prej regjistrimeve që kishte siguruar emisioni “Fiks Fare”, nëna i drejtohej vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijonin me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thoshte se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”. Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte. “Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër”, vijonte ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.