BOTA

U kap me dy ton kokainë, ja kush është boksieri i njohur që u dënua me 17 vite burg

15:55 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Boksieri David Cufaj është dënuar me 17 vite burg, si pjesmarrës i një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtarë të drogës.




Ekzaktësisht, boksieri Cufaj u arrestua në vitin 2017 në Peru për shkak të një ngarkese prej 2 ton kokainë, e cila ishte e destinuar të kalonte nga Peru drejt Belgjikës. Sasia e lëndës narkotike arrinte një vlerë prej 174 milonë dollarësh.

Por kush është David Cufaj?

27- vjeçari lindi në Kosovë dhe më pas u rrit në Bosnjë dhe Hercegovinë për shkak se familja e tij që kur ai ishte i vogël u zhvendos në Sarajevë.

Ai ka shtetësi serbe dhe ka zhvilluar disa ndeshje si boksier. Cufaj ka përfituar prej marrëdhënieve mes grupeve kriminale ballkanike dhe atyre të Amerikës Latine, duke u bërë krahu i djathtë i Jose Carlos Uljon Rohas, që u arrestua bashkë me Cufajn.

Cufaj luante rolin e financierit në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Peru dhe disa media kanë aluduar se ai ishte i lidhur me Miss Peru Kamili Kanikobi.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.