AKTUALITET

Zbulohet skandali/ “Shtëpitë pas tërmeti po ndërtohen duke paguar TVSH”, Gazetari: Ministria e Financave përton të bëjë udhëzimin

19:46 - 21.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këta s’bëjnë dot një udhëzim, jo të ndërtojnë shtëpitë e njerëzve. Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për ndërtimin e banesave, që u shembën nga tërmeti është lajmëruar që në fillim të dhjetorit. Por nuk ka hyrë ende në fuqi. Arsyeja? Qeveria ka dy muaj që nuk bën dot VKM-në, ku përcaktohen kriteret dhe procedurat e heqjes së TVSH-së. Vazhdojnë e zvarrisin.




Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është miratuar që në datën 18 dhjetor në Parlament. Ka hyrë në fuqi në datën 13 janar. Por rivlerësimin nuk e bën dot. Arsyeja? Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk kanë bërë ende udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat se si bëhet rivlerësimi.

Fondacionet dhe organizatat bamirëse kanë filluar ndërtimin e banesave për të strehuar familjet që sot janë jashtë në të ftohtë sepse kanë humbur shtëpitë. Po e bëjnë duke paguar 20 për qind TVSH.

Për çdo shtëpi që kushton 25 mijë euro, shteti merr 5 mijë euro TVSH duke e çuar koston në 30 mijë euro. Ky është biznes me fatkeqësinë. Paturpësi apo paaftësi, këtë e di qeveria. E di Ministria e Rindërtimit, Ministria e Financave, Zëvendëskryeministri, Kryeministri dhe kushdo tjetër që ka detyrën të përgatisë VKM-në. Por këta nuk kanë kohë të merren me kështu vogëlsirash sepse po punojnë për të zgjidhur problemet madhore të globit.

Njerëzit janë duke pritur të rivlerësojnë pasuritë, por nuk e bëjnë dot sepse Kadastra e Artan Lames dhe Ministria e Financave përtojnë të bëjnë një udhëzim dy faqe. Pastaj ankohen se pse bien të ardhurat.

Përtesa është sëmundje botërore e burokratëve. Por ka kufi. Vendi nuk është në situatë normale. Ka me mijëra njerëz që janë nëpër çadra. Në vend që të falenderojnë donatorët, që kanë ndihmuar duke dhuruar para dhe duke ulur koston që duhet të paguante shteti, shkojnë i taksojnë.

Ja kështu. Këta s’bëjnë dot një copë udhëzimi, do ndërtojne banesat e njerëzve./Faxweb

Nga Klodian Tomorri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.