AKTUALITET

Ish-ministri Panariti: Abuzimi me shafranin, përdoren kimikate kancerogjene, shkakton pasoja serioze të pakthyeshme te konsumatori

21:20 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti dhe ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka folur për kompanitë që mashtrojnë me ambalazhimin dhe etiketimin për shafranin. Sipas Panaritit, shafrani shitet me një çmim rreth 100 leke në treg dhe përdoret rëndom, por që shafrani origjinal ka një vlerë deri në 6 mije lekë.




Në studio u testua shafrani, ku u hodh shafran në ujë të ngrohtë dhe dy prej mostrave rezultuan pozitive, me ngjyrues.

Panariti u shpreh se situata për shafranin është më serioze, pasi përdoren kimikate kancerogjene.

“Nuk është shafran, por pluhur tumerik, që nuk lejohet përdorimi i asnjë kimikati. Ndalohen ngjyruesit dhe kjo përbën një provë paralajmeruese, pasi mund të shkaktojë tek konsumatori pasoja të pakthyeshme. Ambalazhi dhe etiketa për shafranin nuk është aspak serioze”-u shpreh Panariti.

Në lidhje me abuzimet e prodhuesve për shafranin, Panariti tha se kjo është çështje jo vetëm e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), por edhe e Prokurorisë e cila duhet të nisë hetimin ndaj tyre. Ai theksoi se AKU duhet të ketë një plan monitorimi, kontrolli ndaj këtyre prodhuesve.

Në studio u testuan edhe bizelet. Në një letër të lagur hedhim bizele dhe shohim nëse ka ngjyrues apo jo. Panariti tha se kimikati i jep ngjyrë bizeles dhe e dallojmë pasi letra bëhet jeshile dhe se një testim të tillë mund ta zhvillojmë edhe me perimet e tjera. Ai u shpreh se ngjyruesit në bizele përbëjnë rrezik për konsumatorin. Ndërsa për rastin e sheqerit kafe, testi bëhet në ujë të ngrohtë dhe nëse nuk tretet përmban ngjyrues.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.