Kronikë

Kërcënoi ish-ministrin Saimir Tahiri, rrahu babanë/ Arrestohet për dhunë Vladimir Gjuta

17:27 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish, pasi dhunoi dhe plagosi kushuririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy. Gjuta ka rënë në pranga më 4 janar.




Shtetasi Vladimir Gjuta, është arrestuar dhe më parë si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që u lirua në fund të hetimeve.

Në atë kohë, Gjuta kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”! Pas këtij mesazhi Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA.

Ndërkohë, Gjuta është arrestuar më vonë edhe për dhunë ndaj babait të tij, por u lirua, sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.