AKTUALITET

Niseshteja dhe mielli në salca domatesh, Panariti: Konsumatori i rrezikuar, ndaj prodhuesit duhet të nisë proces ligjor

20:56 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti dhe ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka folur për mashtrimin e konsumatorit, kur në produkte ushqimore ka aditivë të shtuar, por që nuk shënohen në etiketë. Një problem sipas Panaritit është rrezikshmëria që shkaktojnë këto shtesa ushqimore në organizmin e njeriut.




“Janë dëmtues direkt te konsumatori. Qeveria ka një sistem monitorimi të marrjes së mostrave ushqimore, ai që e pëson në fund është konsumatori. Ngjyra e kuqe e theksuar në produkte vjen nga ngjyrues, pasi ka raste kur subjektet ndërmarrin veprime abuzive për të ulur kostot dhe për të rritur jetëgjatësinë e produkteve. Por edhe konsumatori duhet të jetë më aktiv, nëse ka dyshime për një produkt duhet të ankohet ose të kryejë vetë testime në kushte shtëpie”-tha Panariti.

Në studion e emisionit “Alert” u zhvilluan disa testime për të provuar nëse produktet kanë aditivë të shtuar ushqimor.

Rasti i parë ishte i testimi i salcës së domates për të parë nëse kishte përbërje të niseshtesë dhe miellit. Në testim u morën salca nga kompani të ndryshme shqiptare dhe një test të tillë mund ta kryejë edhe konsumatori në shtëpi, me ujë dhe 2 pika jod.

Nga testimi u vu re që 2 prej salcave të domateve rezultuan negative, ndërsa 2 të tjera pozitive, me niseshte dhe miell. Sipas Panaritit, që në këtë rast duhet të nisë një proces ligjor për prodhuesin, për falsifikimin e kryer.

Testi i dytë ishte ndaj djathit, nëse kishte niseshte apo jo. Kjo provë mund të kryhet në shtëpi, me hedhjen e jodit në djath.

Në testimin e zhvilluar, djathi nuk kishte përbërje niseshteje. Sipas ish-ministrit të Bujqësisë Panariti, kur djathi është me niseshte nxihet kur i hedhim jod.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.