VIP PAGES

Princ Harry: Te Meghan gjeta dashurinë dhe lumturinë që kërkova gjithë jetën

11:41 - 22.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duka i Sussex është shprehur se mori vendimin për të hequr dorë nga statusi si anëtar i familjes mbretërore pasi nuk kishte asnjë mundësi tjetër. Gjatë një eventi, Princi Harry tha se ai dhe Meghan shpresojnë të vazhdojnë t’i shërbejnë Mbretëreshës, por pa fondet publike. “Për fat të keq, kjo nuk ishte e mundur,”- u shpreh ai. Ky ishte fjalimi i tij i parë pasi çifti Harry dhe Meghan Markle morën vendimin që tronditi mbretërinë. Princi tha se me Meghan gjeti dashurinë dhe lumturinë që kishte shpresuar për gjithë jetën time, por bëri të qartë se nuk do largohet.




“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua, kjo kurrë nuk do të ndryshojë,”- tha ai. Duka shtoi se kjo ishte një shenjë nga presionet që po ndiente se duhet të largonte familjen e tij dhe të kërkonte një jetë më paqësore. Në fillim të këtij muaji, Princi Harry dhe Meghan thanë se do hiqnin dorë nga statuset e tyre mbretërore dhe do punonin për tu bërë të pavarur financiarisht.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.