Kryesore

“Do t´i rrëzojmë dekretet e Metës”, Balla: Do të punojmë për paketën “anti-shpifje”

16:17 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se dekretet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online.




Ndër të tjera, Balla shkruan se dekretet e Presidentit do të rrëzohen dhe do të vijojë bashkëpunimi me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësim të mundshëm të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.

Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias.

Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.