SHËNDET

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hundët gjatë dimrit?

21:33 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në disa vende ku dimri është shumë i ftohtë, për disa persona, gjakderdhja nga hundët mund të jetë diçka që ndodh shpesh. Gjasat për të pasur gjakderdhje nga hundët janë më të mëdha në dimër sepse ajri i ngrohur i ambienteve të brendshme mund të thajë kalimet nazale dhe t’i bëjë enët e vogla të gjakut brenda tyre më delikate.




Gjakderdhja nga hundët ndodh kur këto enë të vogla shpërthejnë apo çahen. Mund të mjaftojë një e kollitur, e tështirë, fshirje e hundëve etj., që kjo gjë të ndodhë.

Ndonjëherë  ndodh në pjesën e pasme të hundës, e quajtur gjakderdhje posteriore. Ose mund të ndodhë në pjesën e përparme të hundës, gjakderdhje anteriore.

Përgjithësisht, gjakgjakderdhjet nga hundët mund të jenë shumë të zakonshme dhe ndodhin më shpesh në të rriturit e moshës 50 – 80 vjeç. Në disa raste, ato mund të përsëriten, zakonisht si pasojë e alergjive, infeksioneve, irritimeve nga kruarja e hundës, fshirja e saj etj. Gjithashtu, edhe disa ilaçe, sidomos ilaçet e hollimit të gjakut (kundra krijimit të mpiksjeve të gjakut), mund ta rrisin riskun për gjakrrjedhje të hundëve.

Për ta ndaluar, si fillim shfryjini lehtë hundët, më pas shtrëngoni hundën me dy gishta për 10 – 15 minuta. Qëndroni të përkulur para, në mënyrë që mos të gëlltisni gjak, dhe merrni frymë me anë të gojës. Aplikimi i një komprese të ftohtë apo pak akulli sipër hundës gjithashtu mund të ndihmojë.

Mos u shtrini, mos e përkulni kokën pas dhe mos vendosni asgjë brenda në hundë. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon pas 20 minutash kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.