AKTUALITET

Harrojini ditët me diell, nisin reshjet e shiut

09:31 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gadishulli i ballkanit vazhdon të ndikohet nga masa ajri të ftohta dhe të thata me origjinë Kontinentale të cilat po mbajnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë temperatura të ulëta.




E enjte, 23 janar 2020 moti do të mbetet i qëndrueshëm me kthjellime dhe mjegull përgjatë luginave të lumenjve. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NË) me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -5/5°C

Zonat e ulëta  -5/15°C

Zonat bregdetare 5/14°C

E premte,  24 janar 2020 gradualisht do të fillojë ndryshimi i kushteve atmosferike, moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në zonën veriperëndimore gjatë pasdites dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -2/6°C

Zonat e ulëta  -2/16°C

Zonat bregdetare 7/15°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.