AKTUALITET

“Luarasi” nis këshillimin e karrierës në Berat, Ruka: Punësim i sigurt pas studimeve

11:47 - 23.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eneida Petova – Këshillimi i karrierës është kthyer tashmë në një traditë të universitetit “Luarasi” ku çdo vit mijëra maturantë nga i gjithë vendi informohen mbi programet e studimit që ofrohen në të tri fakultetet. Ditën e djeshme, rektori i kësaj IAL-je, prof.dr. Ethem Ruka, i shoqëruar nga dekani i Ekono-mikut, Mateo Spaho dhe dekani i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, Indrit Baholli, ishin të ftuar në Berat nga nxënës të shkollave të mesme për të referuar në lidhje me tema të ndryshme shkencore. Takimet kanë filluar në shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari”, ku, pas interesimit të maturantëve në lidhje me Universitetin Luarasi, rektori Ethem Ruka u ka deklaruar se ‘Luarasi’ është një universitet që është akredituar maksimalisht me 6 vite dhe ka tre fakultete tashmë, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Teknologjive të Informacionit dhe Inovacionit. “Universiteti “Luarasi” ka Fakultetin e Drejtësisë që është lider në Shqipëri dhe ka numrin më të madh të studentëve pasi zgjidhet më shumë krahasuar me IAL-të e tjera private.




Gjithashtu, në “Luarasi” kemi fakultetin e Ekonomisë, si dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Universiteti ynë ka certifikimin me 6 vite akreditim nga agjencia britanike e akreditimit, fakt që e liston si një nga 4 universitetet më të mira në vend”,-tha Ruka në fjalën e tij. Më tej ky i fundit është ndalur edhe në takimet që ka organizuar vjet me rreth 20 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë për t’i informuar rreth shkollave të larta dhe mundësive që ofron Luarasi. Më pas, rektori i Universitetit ‘Luarasi’, Ethem Ruka, dhe dekanët Mateo Spaho dhe Indrit Baholli, janë mirëpritur nga maturantët e dy shkollave të mesme “Babë Dudë Karbunara” dhe “Stiljano Bandilli”, në Berat. Në takimin e zhvilluar me ta në Bibliotekën e Beratit, Ethem Ruka ndau me këta maturantë përvojën që marrin studentët tek Universiteti Luarasi, ku pas studimeve që kryejnë, ata futen në një punë të sigurt për të ndërtuar jetën e tyre. Ruka ka theksuar se në Universitetin Luarasi tashmë rreth 600 studentë janë me bursë dhe këto bursa janë dhënë edhe për fëmijët e familjeve në nevojë që janë me mesatare të mirë, si dhe për nxënësit ekselentë ndërkohë që për maturantët që regjistrohen deri në 31 maj, programet e studimit do të ofrohen me gjysmë çmimi. “Jemi shumë krenarë sepse universiteti “Luarasi” ka një besueshmëri shumë të lartë publike, dhe të fitosh besimin e njerëzve nuk është e lehtë. Besimi nuk fitohet me fjalë, por me punë, me atë që bëjmë për ti marrë maturantë dhe në fund pas 3 apo 5 vitesh t’i bëjmë juristë, ekonomistë apo teknologë të informacionit. Ata që flasin realisht se kush është universiteti janë studentët tanë. Ne japim bursa për familjet në nevojë, që janë me ndihmë sociale, me një kusht që të ketë një mesatare, ashtu siç japim bursa edhe për studentët ekselentë. Ne i kemi dyert e hapura që sot, kush të dojë të vijë të regjistrohet te “Luarasi” në programet e studimit që ofrohen, mund të përfitojnë përgjysmim çmimi deri në 31 maj”,-u shpreh rektori para maturantëve.

Libri i rektorit
Duke ju këshilluar nxënësve që të zgjedhin me kujdes dhe zgjuarsi shkollën e lartë dhe profesionin që duhet t’i çojë drejt një destinacion të sigurt, rektori Ethem Ruka referoi një çështje të veçantë të biologjisë molekulare, pjesë e një libri që ai sapo ka përfunduar së shkruari. Libri flet për Trans-humanizmin dhe ideja që përcjell ky libër është “nga vijmë dhe ku shkojmë”. “Kemi lindur diku nga Afrika e Jugut, ku kanë lindur qeniet e para njerëzore e pastaj kemi evoluar në forma të tjera deri te njeriu i sotëm, homosapiensë, por problemi më i madh është në faktin se shumë forma paraardhëse dhe qenie njerëzore të hershme janë zhdukur dhe ne s’na garanton dot askush se sa do të ekzistojmë. Sot rreth 95 % e llojeve që kanë jetuar mbi planetin tonë janë zhdukur dhe ka plot dëshmi që janë ruajtur në bibliotekën e botës për miliona vite. Ne duhet të dimë sesa do të jetojë lloji ynë “njeriu” dhe përgjithësisht ky është edhe thelbi i librit të Rukës”,-ka thënë rektori i Luarasi. Gjatë këtij referimi, Ruka ka deklaruar se sot janë 4 teknologji që po tronditin botën dhe një nga këto është “nanoteknologjia”, që është një shkencë e re që manipulon lëndën e parë të saj në nivelin e molekulave. Nëpërmjet kësaj shkence, ka thënë ai, rrisim kapacitetet intelektuale të njeriut, përmes rrugëve gjenetike dhe nëpërmjet shartimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.