KULTURË

“Mongeri”, baleti i lëvizjes dhe fjalës, në TKOB

14:12 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Baleti “Monger” i koreografit të famshëm izrelito-amerikan Barak Marshall do të shfaqet mbrëmjen 3 shkurtit në sallën e vogël të arTurbinës në Tiranë me balerinët shqiptarë të Teatrin Kombëtar të Operas dhe  Baletit. E cilësuar nga kritika si “një krijim i shkëlqyer, inteligjent, dhe me humor”, kjo shfaqje baleti është përshtatur, edhe në Shqipëri, si në cilindo vend të globit ku është vendosur.




Gjuha e trupit është e veçantë; një dance teatër ku ndërthuret shumë bukur dhe fjala, element jo i zakonshëm në shfaqjet e baletit.  Ky balet kompleks, me situata shumë reale fton publikun, jo vetëm për një shfaqje artistike, por edhe për një përballje me veten dhe raportet me mjedisin ku ushtrojmë aktivitetin çdo ditë.”Mongeri” do të prezantohet në skenë nga balerinët e TKOB-it, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Lori Bala, Livia Laro, Fjoralba Zëre, Dion Gjinika, Anxhelo Muçollari, Kristi Dushmani, Beni Skura, Julind Dervishi e Andi Vrapi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.