POLITIKË

Në video duke pirë kokainë/ Kryebashkiaku përfundon deklarimin në SPAK, Alla: S´kam komente, e ka në dorë drejtësia

18:50 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është marrë në pyetje disa minuta më parë nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion. Kryebashkiaku ka dhënë dhënë deklaratën e tij para prokurorëve të çështjes, ndërsa shoqërohej nga avokati I tij, Petrit Ismaili.




Raportohet se, kryebashkiaku Alla nuk ka pranuar të japë koment të gjata për mediat, teksa dilte nga institucioni. Alla tha se çështjen e pezullimit të tij nga detyra e ka në dorë drejtësia. Burimet bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje Alla mësohet të ketë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Do bisedojmë herë tjetër. Do kemi kohë. Sot s’kam komente. Komentet i kam në prokuroi. E ka në dorë drejtësia këtë (Pezullimin nga detyra)”, pohoi Alla.

HETIMI I SPAK

Kujtojmë se sot SPAK njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Allës, ndërkohë që ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Përmes reagimeve kryebashkiaku Alla pohoi se në video nuk ishte ai dhe se gjithçka ishte e montuar nga PD, ndërsa shtoi se për ekzistencën e saj kishte dijeni që një vit më parë.

“Prokuroria ka hapur një çështje penale, për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të lëndëve narkotike. Prokuroria ka sekuestruar pamjet filmike. Mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të sekuestrojë pamjet origjinale, pasi me ato mund të arrijë të ketë një provë të fortë.”, tha gazetarja.

Po ashtu ai tha sot se do të depozitonte një padi ndaj ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, për akuzat që ky i fundit lëshoi ndaj Allës, ku deklaroi se personi në video është kryebashkiaku i Bulqizës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.