Kosova

Ngjarja e rëndë në Prizren/ Djali dyshohet për vrasjen e prindërve me armë zjarri

18:03 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Burrë e grua u gjetën pajetë në banesën e tyre, mëngjesin e së mërkurës, në lagjen “Ortakoll”, në Prizren.




Çifti që sapo kishte ardhur nga Suedia, u qëllua për vdekje me armë zjarri.

I dyshuari për vrasjen e tyre është shtetasi me iniciale A.H, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve.

Oborri i shtëpisë së familjes Hadri në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit po qëndron ende i rrethuar me shirita të policisë. Çifti kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë për Gazetën Express se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri, i cili është larguar nga Kosova më 20 janar, po atë natë që ishin kthyer prindërit e tij.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë. Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren./ GazetaExpress


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.