BOTA

VIDEO/ Emannuel Macron ‘nxehet’ me oficerët izraelitë në Jeruzalem: Dilni jashtë, të gjithë i dinë rregullat

11:42 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është zemëruar me forcat e sigurisë izraelite gjatë një shëtitjeje në qytetin e vjetër të Jerusalemit.Macroni akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Anës që i përket periudhës së kryqëzatave. E kjo kishë konsiderohet si territor francez, raporton Reuters.




 

“Të gjithë i dinë rregullat shumë mirë. Nuk më pëlqeu ajo çfarë bëre përpara meje. Dil jashtë! Më vjen keq, por i dimë rregullat.  Askush nuk duhet të provokojë.” dëgjohet të thotë Macron.Incidenti i Macronit është i njëjtë me atë të ish-presidentit Jacques Chirak gjatë viteve ’90.Macron gjendet në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auchëitz

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.