Kosova

Zbulohen detajet tronditëse nga vrasja e çiftit: U qëlluan me plumb në kokë

16:20 - 23.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Durim Hadri dhe Suada Hadri, u gjetën të pajetë paraditen e djeshmë në banesën e tyre, në Prizren. Çifti që sapo ishte kthyer nga Suedia në vendlindje, u qëlluan me nga një plumb të vetëm në kokë.




Në Prokurori, bëjnë të ditur se burri ishte qëlluar me një plumb në kokë, në pjesën e ballit, ndërsa bashkëshortja e tij, gjithashtu kishte marrë plumb në kokë, por në pjesën mbrapa kokës.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë zjarri – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.