BLUETOOTH

Bora në krahët e Donaldit, Vin Veli i penduar nga gabimet e së shkuarës

13:32 - 24.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Glamour”, Vin Veli nuk i ka shpëtuar dot pyetjes nëse është në një histori dashurie. Me sa duket, Vin Veli ka mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe duket se bashkëjetesa e gjatë me Bora Zemanin e ka bërë të ndërrojë mendim për disa gjëra. “Kam vendosur ta bëj publike dhe të them diçka për jetën time private kur të martohem.
Më mirë ta them ditën e martesës se pjesa e zemrës ka edhe pjesë të tjera brenda. Duhet të plotësohet, nuk mjafton vetëm që një njeri ta kesh në zemër, duhet që të plotësojë edhe disa gjëra që mund të përshtaten ty. Nuk mjafton vetëm zemra”, – është shprehur Vin Veli për “Glamour”. Tri vite më parë Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas një bashkëjetese të gjatë. Ata janë prindër të një djali dhe tashmë moderatorja Zemani duket se e ka rigjetur dashurinë, pasi prej kohësh është në një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshaj. Vin Veli ka preferuar ta mbajë larg publikut jetën e tij private, edhe pse shpesh publiku bëhet kurioz për të.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.