Kronikë

“Do të ther moj bushtër…do t´i thyej turinjtë”, gjykata jep vendimin për nënën që dhunoi vajzën e saj të mitur

16:29 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçaren Elisabeta Mita, e cila u filmua tekësa dhunonte vajzën e saj të mitur.




Ka qënë ish-bashkëjetuesi i saj Arjan Mekollari, ai që ka denoncuar në emisionin ‘Fiks Fare’.Raportohet se trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergj Imeraj.

Avokati i 41-vjeçares ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëjetuesit, ndërsa ka pohuar se e pandehura dhunonte fëmijën e saj . “Sapo ka mbaruar seanca dhe u vendos ndalimi i klientes time. Kjo shtetase ka pasur kontradiktë që në muajin shtator me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari, i cili ka manipuluar situatën, duke paraqitur sikur kjo shtetase dhunonte fëmijën e saj.”, tha avokati.

Në videon e publikuar nga emisioni “Fiks Fare”, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon vajzën e saj të mitur. Ajo i drejtohet 13-vjeçares dhe me fjalor banal, ndërsa më pas e kërcënon: Do të qeth, do të bëj zero flokun.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.