Kryesore

“E dashuroj”,Rrëfehet Rudina Dembacaj, si u njoh me ish-deputetin Frroku dhe planet për martesë

18:28 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e humorit dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ka qënë shumë e komentuar së fundmi për jetën e saj private.




E ftuar tek “Rudina”, aktorja e humorit tregoi për lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku si dhe planet për martesë.

“Nuk është fare vështirë të njihen dy veriorë. Jemi njohur prej kohësh, por nuk e kishim menduar se do kishim një marrëdhënie. Pas humbjes së bashkëshortes Marku kaloi një periudhë delikate kurse unë isha një vajzë beqare. Kështu u dashuruam.

Ditën e dytë të vitit unë dhe Marku udhëtuam dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport që të mos më njihnin. Nuk ja lejoja dot vetes. Nuk kam pse ta fsheh dashurinë thashë me vete. Ne ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, pse ta fsheh? Mua më pëlqejnë gjërat e drejtpërdrejta. Se jam person publik s’do të thotë që të ndryshoj karakter”, u shpreh Rudina.

E pyetur nga Rudina Magjistari nëse ajo dhe Marku kanë në plan të martohen, aktorja e humorit u përgjigj: “Tani po shijojmë dashurinë, na merr shumë kohë edhe biznesi. Unë e dashuroj Markun. Sigurisht që do martohemi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.