Kronikë

“Nuk u gjetën element të veprës penale”, Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes CEZ

16:16 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata  e Tiranës, ka vendosur pushimin e çështjes “CEZ”, vendimi i cili u mor këtë të premte nga gjykatësi Lazër Sallaku.




Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga cekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Për këtë cështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Mbi këtë konkluzion, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe ktheu cështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur,  sic ishte ndër të tjera pyetja e Shkëlzen Berishës, ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli  dhe biznesmenit Nue Kalaj. Me këtë vendim, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.