Show-Bizz

Rudina Dembacaj flet për takimin me fëmijët e ish-deputetit Frroku: Tashmë jemi një familje

18:57 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme, moderatorja Rudina Dembacaj ka folur më shumë rreth lidhjes së saj me ish-deputetin Mark Frroku.




Moderatorja Dembacaj rrëfeu se është kokë e këmbë e dashuruar me Markun dhe nuk ka arsye pse ta fshehë që janë bashkë.

Gjatë intervistës, ajo tregoi dhe se është prezantuar me fëmijët e partnerit të saj dhe ka arritur t´u rikthejë atyre buzëqeshjen.

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, u shpreh Rudina.

Ndër të tjera, Rudina u shpreh se dhe Marku është prezantuar me vajzën e saj, Viktoria. Madje, vajza e saj surprizohet sa herë e shikon.

“Viktoria e ka njohur Markun dhe fëmijët e tij prej kohësh. Marku i do shumë fëmijët dhe ka marrëdhënie shumë të mirë me Viktorian. Ajo i thërret xhaxhi Marku”, tha Rudina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.