Kryesore

U përjashtua nga PS se sulmoi policinë, deputeti Gjetan Gjetani bashkohet me LSI

12:31 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.Gjetani fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS, por u përjashtua nga partia në shtator të vitit 2018, pas një statusi që kishte bërë në faqen e tij të “Facebook”, ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras.




Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që i kërkoi Asamblesë së PS përjashtimin e Gjetanit, duke bërë që ky i fundit të vijojë detyrën si deputet i pavarur. Tashmë, ai ka vendosur t’i bashkohet LSI dhe dje ka qenë i pranishëm në një takim të strukturave të kësaj force politike në Lezhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.