BOTA

Virusi misterioz, shkon në 26 numri i viktimave, izolohen 10 qytete

18:00 - 24.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër viktimë është shënuar nga virusi koronavirus në Kinë, jashtë nga zona e epiqendrës.




Një person ka humbur jetën në provincën e Heilongjiang, në kufi me Rusinë, rreth 1800 km nga Ëuhan, qyteti nga ku nisi infektimi dhe ku ka më shumë të vdekur deri tani.

Raportohet se numri I viktimave ka shkuar në 26. Një tjetër rast I infektuar është njoftuar në Hebei, provincën që rrethon Pekinin. Autoritetet kanë bllokuar transportin në dhjete qytete.

Qeveria kineze ka bërë me dije që janë rritur rastet e infektuara, 830. Komisioni shëndetësor kombëtar ka shtuar që rastet e dyshuara janë 1072.

Transporti publik është bllokuar në 10 qytete

Autoritetet kineze kanë bllokuar transportin publik në 10 qytete. Shkon në 33 milion numri i qytetarëve të bllokuar në Vend për shkak të epidemisë së virusit.

Ka nisur puna për ndërtimin e një spitali emergjence në Ëuhan, ku do të mund të qëndrojnë 1000 pacientë. Lajmin e bën me dije The Guardian. Punëtorë dhe mjete të rënda janë në punë në një zonë e cila në të shkuarën ishte e destinuar si një qendër pushimi. Sipas mediave kineze, do të duhen 6 ditë për ta përfunduar. Në 2003 në periudhën e epidemisë Sars, 7000 punëtorë punuar për të ndërtuar spitalin Xiaotangshan, në zonën e Pekinit, në vetëm një javë.

 

Studentja veneciane në karantinë në Wuhan

Një studente nga Venecia 24 vjeç është vendosur në karantinë në Ëuhan. Lajmin e bën me dije Nuova Venezia, sipas së cilës vajza mbërriti në metropolin kinez për të vazhduar studimet në Huazhong University Of Science and Technology. “Jemi mbyllur në kolegj-ka shpjeguar Petra Vitali-ku autoritetet e universitetit, kanë vënë në dispozicion të studentëve, maska, sapun dhe një termometër për tu autodiagniostikuar’. Kjo-ka shpjeguar vajza-ndodh në çdo universitet të metropolit, që për momentin duket një qytet fantazmë’.

 

Shkencëtarët: Infektimi nuk ka nisur nga një gjarpër

Mund të mos jenë gjarpërinjtë, shkaku nga ku ka nisur virusi, që e ka origjinën në qytetin e Ëuhan në Kinë. Është i bindur për këtë David Robertson i Universitetit të Glasgoë në Skoci. Shkencëtari ka shpjeguar që nuk ka prova që përfshijnë gjarpërinjtë’. Virusi është i lidhur ngushtë me Sars dhe ky është virus që lidhet me lakuriqët e natës.

 

Mbyllet Disneyland Shanghai

Disneyland Shanghai ka njoftuar mbylljen e strukturës për ‘të garantuar sigurinë e të ftuarve tanë’. Masa nis nga 25 janari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.