Kryesore

Kaos në rrjetet sociale, bie Facebook/ Përdoruesit nuk kanë akses online

17:23 - 25.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak minuta më parë rrjeti i Facebook ka rënë. Prej disa minutash askush nuk ka mundur të ketë akses në këtë faqe. Shumë përdorues nuk mund të shikonin publikimet më të fundit, pasi faqja del e bardhë.




Disa prej përdoruesve raportuan se nuk mund të ngarkonin postime të reja, dhe as të shihnin postime të tjera. Në Twitter përdoruesit kanë reaguar, duke thënë se faqja nuk punon, madje disa e kanë marrë edhe me shaka këtë problem. Kjo nuk është hera e parë që rrjeti më popullor në botë ka probleme në akses.  Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.