Sociale

Krijohet njësia e nanoteknologjisë dhe nanoshkencës pranë Akademisë së Shkencave

11:45 - 25.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë teknologjitë pararojë të shekullit. Profesori i njohur shqiptar në universitetin e Barcelonës, i cili jep mësim në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, Arben Merkoçi, është në krye të njësisë së sapokrijuar kërkimore-shkencore të nanoteknologjisë dhe nanoshkencës pranë Akademisë së Shkencave, të quajtur ndryshe “Nanoalb”. Akademiku i nivelit botëror Merkoçi thotë se nanoshkenca dhe nanoteknologjia aplikohet në fusha të ndryshme, që nga diagnostikimi i sëmundjeve, monitorimi i ndotësve të mjedisit, tek energjia, apo edhe në transferimet teknologjike e industriale. Njësia “Nanoalb” premton se do të bëjë bashkë mendjet më të brilante të trevave shqiptare për të dhënë një kontribut real në Shqipëri. Por, edhe shteti duhet të investojë, pasi shpresat për zhvillim janë të jashtëzakonshme.




“Ideja është që kjo njësi të koordinojë aktivitetet që zhvillojnë shqiptarët në nanoshkencë në Shqipëri dhe në trevat shqiptare. Nanoshkenca ka të bëjë me shkencën që merret me dimensione të vogla, një të biliontën e metrit. Dispozitivët që krijohen në këtë dimension përdoren në fushën e mjekësisë, mjedisit, industriale”, deklaroi akademiku Arben Merkoçi, koordinator i “Nanoalb”. I pranishëm në seminarin e zhvilluar, rektori i universitetit “Luarasi”, profesor Et’hem Ruka thotë se objektivi kryesor i aktiviteteve të lidhura me nanoteknologjinë sot janë në fushat me rendësi jetike për njeriun. Ruka bën thirrje që të krijohet departamenti i nanoshkencës. “Mendoj se Akademia e Shkencave ka marrë një iniciativë shumë të mirë. Për ata që nuk e dinë, nanoteknologjia merret me përpunimin e lëndës në nivel atomik, në nivelin e nanometrit. Është si të krahasosh një kokërr lajthie me rruzullin tokësor. Nanoshkenca si kulturë nuk transmetohet në Shqipëri. Ne nuk kemi ende një fakultet nanotekologjie. Unë u kam sugjeruar kolegëve të hapin departamentin e nanoteknologjisë. Ne i kemi të gjitha mundësitë të ecim në këtë rrugë”, tha prof. Et’hem Ruka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.