Kryesore

“Në çdo bashki bandë kriminale”, kaloi tek LSI, shpërthen ish-deputeti i PS: Ideja për të kaluar tek LSI, pas tërmetit. Rama mllef për Kurbinin

14:46 - 25.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një status i tij në muajin shtator të vitit 2018, ku kritikonte Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras, i kushtuan atij përjashtimin nga grupi parlamentar socialist. Ishte kryeministri Edi Rama që i kërkoi Asamblesë së PS, përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani, duke bërë që ky i fundit të qëndronte në Parlament si deputet i pavarur.Por së fundmi ish-deputeti socialist ka vendosur t’i bashkëngjitet Lëvizjes Socialiste për Integrim.




Gjetan Gjetani në një intervistë për News24 tregon edhe kur lindi ideja për t’iu bashkuar LSI-së. Ai shprehet se në qoftë se do ishte pjese e bandave, Rama s’do e kishte përjashtuar nga PS. “Ideja për të kaluar tek LSI erdhi pas tërmetit. Më ka habitur mllefi i Ramës për Kurbinin”, thotë ndër të tjera ai.

Gjetani tregon se ka negociuar për t’iu bashkangjitur LSI-së, drejtpërdrejt me kryetaren, Monika Kryemadhi. Ai thotë se nuk ka shkuar në këtë parti për të marrë premtime, por me qëllimin për të ndihmuar zonën e tij.Ish-deputeti socialist akuzon Edi Ramen se ka rrënuar shtetin shqiptar, duke dështuar në reformat më kryesore që ka ndërmarrë.

“Rama do mbahet mend për shkatërrimin e ekonomisë. Ka shkatërruar sistemin gjyqësor. Në çdo bashki bandë kriminale. Në administratë të gjithë të emëruar me urdhër të Ramës”, deklaron ish-deputeti i PS.Gjetani deklaron se djegia e mandateve ka qenë një gabim sipas tij nga opozita. Sa i përket mandatit të tij tashmë që ka kaluar me LSI-në ai thotë: “LSI do të vendosë për mandatin tim”.

Por a është e moralshme kjo lëvizje e deputetit të Kurbinit? “Jam përplasur me Ramën jo për interesa personale. Jam përplasur për interesa të qytetarëve”, shprehet Gjetani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.