BLUETOOTH

Nuk është Elvana, një tjetër shqiptare do të përfaqësojë San Marinon në “Eurosong”

11:30 - 25.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi nuk mundi ta fitonte Festivalin e 58 në RTSH, Elvana Gjata u largua nga Shqipëria. Ndonëse u përfol si fituese, mori zemrat e publikut, votat e jurisë ndërkombëtare, Elvana u rendit e dyta, duke humbur kështu shansin për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Duket se diskutimet vijuan gjatë edhe pas largimit të këngëtares, e cila reagoi disa herë lidhur me zhgënjimin nga ky kompeticion. Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin, pasi Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”. Dhe kur u duk se e gjithë zhurma rreth festivalit po mbaronte, del në pah një tjetër skenar. Rrjetet sociale “zien” këtë javë nga lajmi se Elvana Gjata do të merrte pjesë në “Eurosong”, vetëm se jo si përfaqësuese e Shqipërisë, por e San Marinos.




Dikush nga fanatikët e “Eurovizion”-it e ka ngritur këtë tezë dhe shumë të tjerë kanë vijuar të shkruajnë këtë ide. Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në “Eurovizion”. Por duket se edhe këtë herë përfaqësimin në “Eurosong” të San Marinos, Elvanës po ia merr një tjetër kolege shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren e talentuar, Inis Neziri, e cila kohët e fundit ka korrur shumë suksese. Ndërkaq, faqja e “Instagram”-it “Oikotime” ka publikuar foton me Inisin, duke e lënë ende me pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në “Eurosong”. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” tha se është ende në bisedime, ndaj pa u zyrtarizuar gjithçka, nuk do të donte të prononcohet. Me gjasa sivjet në Holandë do të shikojmë dy shqiptare, si dhe do të kemi një arsye më shumë të bëjmë tifo edhe për San Marinon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.