Sociale

“Rapsodi” shqiptare në Venecia

11:41 - 25.01.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një darkë shqiptare, me artin, fantazinë dhe krijimtarinë e shefit të mirënjohur të restorant “Rapsodia”, Alfred Marku, në qytetin e kulturës, traditës dhe gondolave romantike, Venezia. Fondacioni i mirënjohur “Settemari” dhe presidenti i tij Michele Maturi organizuan javën e kaluar në Venecia, një mbrëmje dedikuar Shqipërisë. Gjatë aktivitetit u shfaqën pamje të Shqipërisë së mrekullueshme turistike, por në qendër të tij ishte gastronomia.




E kush tjetër përveç shefit të mirënjohur, “Rapsodit” të Shëngjinit, Alfred Marku, mund të sillte në Venezia traditën, artin dhe idetë e tij brilantë në kombinimin e shijeve gastronomike. Në një menu me bazë peshku dhe perimesh, të pranishmit provuan kombinime të veçanta, si fritela me perime, koca me sallatë, torta me patate dhe krem bizelesh, petët sfoliatë të mbushura me gjepë dhe gjalpë dhe shumë të tjera. Për ta mbyllur, një tortë gjysmë e ngrirë me mollë dhe manaferra.

Gjithçka e shoqëruar me disa nga verërat më të mira veneziane, për të kompletuar një ndërthurje mes produkteve vendase dhe kombinimeve “alla shef Fredi”, që lënë këdo gojëhapur, duke ngjallur kureshtje për ingredientët dhe recetat. Në fund, të gjithë dolën më të informuar në lidhje me Shqipërinë, por mbi të gjitha kulinarinë e saj, aty ku “Rapsodia” është një gur i rëndësishëm në themelet e traditës, artit dhe kombit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.