AKTUALITET

‘Do të ta thyej kokën’/ Vrau shokun e fëmijërisë tek Astiri, lihet në burg Noel Dishi

11:49 - 25.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Noel Dishin, i cili akuzohet se vrau mikun e tij të fëmijërisë Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar. Togat e zeza vendosën sot të njëjtën masë që kërkoi dhe prokuroria, ndërsa i riu akuzohet për veprën penale ‘vrasje me dashje’.




Dishi nga salla e gjyqit teksa ka pranuar sërish se është autor i krimit, ka pohuar dhe motivet që e shtynë të qëllonte me një plumb në zemër shokun e tij.“Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken’. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra. Pasi e qëllova, u largova. Por asnjëherë nuk kam dashur që të vras shokun tim të fëmijërisë”, tha ai sot para gjykatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.