AKTUALITET

Vrasja në Astir/ Autori zbulon të kaluarën e tij para gjykatës: Dy vite më parë jam marrë peng, Vilsoni më tha se ..

10:51 - 25.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e dyshuar të Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir pak ditë më parë. Teksa sot Dishi ka dalë para gjykatës, gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodiana Lala mëson se ai u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.Lala raporton se ai i mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kalua në prokurorinë e Durrësit.Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.




“Debatuam dhe Vilsoni më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se cfarë bëra.”, tha Dishi.Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.