Kronikë

Durrës/ Hidhet në erë me lëndë eksplozive makina e punonjëses së policisë

08:57 - 26.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së një punonjëse policie, rreth orës 22:35, në Durrës gjatë mbrëmjes së djeshme.




Sasia e lëndës plasëse i është vendosur makinës tip “Audi”, së shtetases me iniciale O.B, punonjëse policie.

Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Ende nuk dihet nëse punonjësja e policisë ka pasur konflikte familjare apo për shkak të detyrës që ushtronte.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.