Kronikë

Durrës/ Lëndë plasëse makinë së punonjëses së policisë, zbulohen detaje

09:05 - 26.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshmë, Durrësi u trondit nga një shpërthim tritoli, ku shënjestër ka qenë një punonjëse policie. Policia njofton se i është vënë tritol makinës tip “Audi” të punonjëses me iniciale O. B.




Ndërkohë, në një lidhje telefonike për “Neës24”, gazetarja Klodjana Haxhiaj tha se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në gjithë qytetin bregdetar.

Siç raportoi gazetarja Haxhiaj për “BalkanËeb”, shtetasja e sulmuar ishte punonjësve civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ndërsa pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Nga të dhënat e para, gazetarja Haxhiaj mëson se punonjësja e policisë ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.