Show-Bizz

Pas pushimeve me Norën në Bullgari, flet Robert Berisha: Ne gjithmonë kemi me mbet familje

10:52 - 26.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dyshja e njohur Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it.




Roberti dhe Nora ishin në qendër të vëmendjes për shkak të pushimeve që kaluan së bashku në Bullgari pak ditë më parë, ku u aludua dhe një ribashkim i çiftit.

I ftuar në “Prive”, gjatë intervistës Roberti ka treguar më shumë rreth pushimeve të shumë komentuara që kaloi me Norën dhe vajzën e tij Rene.

“Ia kisha preferuar çdo çifti, pavarësisht çdo problemi që kanë, çfarëdo ndarjeje që kanë, duhet me mbet shokë. Gjysmën e jetës e ke kaluar me atë njeri. Duhet me mbet shokë dhe duhet me e respektu edhe më shumë se më përpara.

Pushim. Shkoj me Norën, me çikën, me anëtarët e familjes. Ne gjithmonë kemi me mbet familje. Kudo që na çon jeta, rruga, Norën ose mua, ajo ka me qenë gjithmonë nëna e çikës tem.”- ka rrëfyer këngëtari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.