MILOSAO

Qyteti peshkopal i Aulonës dhe Justiniani

12:15 - 26.01.20 Gazeta Shqiptare

Nga librat fetarë mësojmë se në qytetin e Aulonës Krishterimi u predikua nga misionarët e ardhur nga Roma, Shën Lefteri dhe Shën Donat Anagnosti. Me fjalët e tyre profetike ata u përpoqën që të afrojnë banorët e Aulonës me fenë e re. Në kohën kur këta shenjtorë ushtronin veprimtarinë apostolike, qyteti ndodhej në kodrat e Treporteve. Siç dëshmojnë zbulimet arkeologjike, brenda kështjellës që ndodhej në Vlorën e sotme, u ndërtua një kishë paleokristiane. Me kalimin e kohës ajo filloi të thithte banorët e Aulonës, që ndodheshin në Treport dhe kishin përqafuar Krishterimin.
Një nga një ose në grup, besimtarët e krishterë të Treporteve filluan të ndërtonin shtëpitë e tyre përreth kishës paleokristiane. Kështu lindi qyteti peshkopal i Aulonës, gërmadhat e të cilit i shohim sot në qendër të qytetit të Vlorës. Ai dukej si një fshat në krahasim me qytetin bregdetar të Treporteve ( Avlon civitas navalis). Luksi i ndërtimeve dhe i fortifikimeve, që karakterizonin këtë të fundit kishte marrë fund. Vendin e godinave madhështore, të ndërtuara me gurë të mëdhenj, me tulla dhe me mermer e kishin zënë shtëpitë e vogla përdhese, të ndërtuara me gurë të papunuar, si dhe kasollet prej druri. Vendin e nekropolit, që ndodhej në periferi të qytetit, e kishin zënë hapësirat e varreve afër shtëpive. Qendra e qytetit tashmë nuk ishte forumi (sheshi qendror), por kisha paleokristiane dhe godina peshkopale, që ndodheshin në mes të tij. Këtu, në antikitet ishte ndërtuar kisha peshkopale e Aulonës. Me kalimin e kohës, Ky qytet filloi të rritej dhe të zgjerohej edhe jashtë mureve të kështjellës. Në kishën paleokristiane tani nuk faleshin vetëm banorët që jetonin brenda murit rrethues të qytetit (intra mura), por edhe ata që ndodheshin jashtë tij, në kodrat përreth ose në varosh (ixtra mura)…



Koha e krijimit të Peshkopatës së Aulonës nuk mund të përcaktohet me saktësi. Megjithatë, pa frikë se bëjmë ndonjë gabim, mund të themi se në vitin 458 ajo ishte krijuar. Arsyetojmë kështu sepse këtë vit peshkopi i Aulonës, Nazari, mori pjesë në Sinodin e Epirit
Qyteti peshkopal i Aulonës u krijua në të njëjtën kohë me dyndjet e fiseve barbare (të gotëve, ostrogotave, hunëve dhe vandalëve). Ashtu si të gjitha qendrat e tjera urbane të Perandorisë Romake, ai i ka përballuar sulmet e fiseve barbare me forcat e veta. Gjatë sulmeve, banorët e Aulonës mund ta kenë braktisur disa herë qytetin për t’u fshehur në vendet përreth; pas largimit të armiqve ata janë kthyer sërish në qendrën e tyre të banimit. Kështu qyteti peshkopal i Aulonës arriti të mbijetojë.
Në mbrojtje merrnin pjesë ushtarët e garnizonit të kështjellës, banorët e qytetit dhe ata të periferisë. Këta të fundit futeshin brenda murit rrethues. Në kohë paqeje ushtarët dhe banorët e Aulonës ishin bujq dhe barinj. Siç është e kuptueshme, një rol të rëndësishëm në mbrojtje ka luajtur peshkopi i Aulonës. Shumë qytete i kanë rezistuar me sukses dyndjeve barbare vetëm në sajë të drejtimit të tyre nga ana e peshkopit.

Nga VASIL VIDO

1. Krijimi i qytetit peshkopal të Aulonës Nga librat fetarë mësojmë se në qytetin e Aulonës Krishterimi u predikua nga misionarët e ardhur nga Roma, Shën Lefteri dhe Shën Donat Anagnosti. Me fjalët e tyre profetike ata u përpoqën që të afrojnë banorët e Aulonës me fenë e re. Në kohën kur këta shenjtorë ushtronin veprimtarinë apostolike, qyteti ndodhej në kodrat e Treporteve1. Siç dëshmojnë zbulimet arkeologjike, brenda kështjellës që ndodhej në Vlorën e sotme, u ndërtua një kishë paleokristiane. Me kalimin e kohës ajo filloi të thithte banorët e Aulonës, që ndodheshin në Treport dhe kishin përqafuar Krishterimin.
Një nga një ose në grup, besimtarët e krishterë të Treporteve filluan të ndërtonin shtëpitë e tyre përreth kishës paleokristiane. Kështu lindi qyteti peshkopal i Aulonës, gërmadhat e të cilit i shohim sot në qendër të qytetit të Vlorës. Ai dukej si një fshat në krahasim me qytetin bregdetar të Treporteve ( Avlon civitas navalis). Luksi i ndërtimeve dhe i fortifikimeve, që karakterizonin këtë të fundit kishte marrë fund. Vendin e godinave madhështore, të ndërtuara me gurë të mëdhenj, me tulla dhe me mermer e kishin zënë shtëpitë e vogla përdhese, të ndërtuara me gurë të papunuar, si dhe kasollet prej druri. Vendin e nekropolit, që ndodhej në periferi të qytetit, e kishin zënë hapësirat e varreve afër shtëpive. Qendra e qytetit tashmë nuk ishte forumi (sheshi qendror), por kisha paleokristiane dhe godina peshkopale, që ndodheshin në mes të tij. Këtu, në antikitet ishte ndërtuar kisha peshkopale e Aulonës2. Me kalimin e kohës, Ky qytet filloi të rritej dhe të zgjerohej edhe jashtë mureve të kështjellës. Në kishën paleokristiane tani nuk faleshin vetëm banorët që jetonin brenda murit rrethues të qytetit (intra mura), por edhe ata që ndodheshin jashtë tij, në kodrat përreth ose në varosh (ixtra mura).
Koha e krijimit të Peshkopatës së Aulonës nuk mund të përcaktohet me saktësi. Megjithatë, pa frikë se bëjmë ndonjë gabim, mund të themi se në vitin 458 ajo ishte krijuar. Arsyetojmë kështu sepse këtë vit peshkopi i Aulonës, Nazari, mori pjesë në Sinodin e Epirit.3
Qyteti peshkopal i Aulonës u krijua në të njëjtën kohë me dyndjet e fiseve barbare (të gotëve, ostrogotave, hunëve dhe vandalëve). Ashtu si të gjitha qendrat e tjera urbane të Perandorisë Romake, ai i ka përballuar sulmet e fiseve barbare me forcat e veta. Gjatë sulmeve, banorët e Aulonës mund ta kenë braktisur disa herë qytetin për t’u fshehur në vendet përreth; pas largimit të armiqve ata janë kthyer sërish në qendrën e tyre të banimit. Kështu qyteti peshkopal i Aulonës arriti të mbijetojë.

Në mbrojtje merrnin pjesë ushtarët e garnizonit të kështjellës, banorët e qytetit dhe ata të periferisë. Këta të fundit futeshin brenda murit rrethues. Në kohë paqeje ushtarët dhe banorët e Aulonës ishin bujq dhe barinj.4 Siç është e kuptueshme, një rol të rëndësishëm në mbrojtje ka luajtur peshkopi i Aulonës. Shumë qytete i kanë rezistuar me sukses dyndjeve barbare vetëm në sajë të drejtimit të tyre nga ana e peshkopit.
Një episod i rëndësishëm historik për këtë qytet lidhet me zgjidhjen e krizës akaciane. Nga viti 484 deri në vitin 519, ndërmjet kishës Lindore dhe kishës Perëndimore lindi kriza akaciane. Shkaku ishte interpretimi i ndryshëm që i bënin një pjesë e klerit të lartë me në krye partiarkun e Kostandinopojës Akacion, natyrës hyjnore dhe njerëzore të Krishtit. Me kalimin e kohës, monofisizmi5 që predikonte Akacio pësoi një goditje të rëndë. Në vitin 516 një numër i madh peshkopësh nga Iliria dhe Epiri u solidarizuan me kishën e Romës, e cila ishte kundër Akacios. Për të treguar bindjen e tyre, ata i dërguan një letër papa Hormisdas.6 Ky i fundit, në vitin 519 dërgoi në Kostandinopojë delegatët e vet, për të marrë pjesë në mbledhjen që do të dënonte përfundimisht skizmën akaciane. Pjesëtarët e delegacionit ishin: peshkopi Germano di Capua, ambasadori Blando, diakonët Felice dhe Dioscoro, si dhe noteri Pietro.7 Delegatët zbritën në portin e Aulonës. Ata u pritën me përzemërsi të madhe nga besimtarët e krishterë dhe Peshkopi i qytetit. Shkrimtari fetar Jean Claude Faveyrial, shkruan: “Legatët e Papës… të thirrur nga Justini, përshkuan Shqipërinë dhe kudo u pritën si të dërguar të zotit. Në Aulonë pritja që iu bë ishte e mahnitshme dhe entuziazmi i përgjithshëm”.8.

Në fillim të jetës së saj peshkopata e Aulonës varej nga Patriarkana e Romës, konkretisht nga Mitropolia e Durrësit. Ndërsa, kjo e fundit varej nga Vikariati i Ilirisë me qendër në Selanik. Këtë e kuptojmë edhe nga fakti se, në vitin 581, peshkop i Aulonës, Sotiri, për të nënshkruar aktet fetare të Sinodit, shkoi në Kostandinopojë së bashku me peshkopë të tjerë latinë.9
Në vitin 733, me urdhër të Perandorit Bizantin Leoni III Izauri, kisha e Ilirikut kaloi në juridiksionin fetar të Patriarkanës së Kostandinopojës. Në këtë kohë peshkopata e Aulonës vazhdonte të varej nga kryepeshkopata e Durrësit, ndërsa kjo e fundit, nuk varej më nga Vikariati i Selanikut, por nga kryepeshkopata e Ohrit, e cila ndodhej nën juridiksionin fetar të Patriarkanës së Kostandinopojës. Me një fjalë, pas vitit 733 kisha peshkopale e Aulonës kaloi në varësinë fetare të kishës së Lindjes (Patriarkanës së Kostandinopojës).

2 Rindërtimi i kështjellës së Aulonës nga Justiniani i Madh.
Qyteti bregdetar i Aulonës, ashtu sikurse , Shkodra, Lisi, Dyrrahu, Bylis, Kanina, Butrinti etj, i përballuan me sukses dyndjet e fiseve barbare (të gotëve, ostrogotëve, hunëve dhe vandalëve).10 Megjithatë, gjatë sulmeve të barbarëve kështjella e tij kishte pësuar dëmtime të shumta. Për këtë arsye, , sa erdhi në pushtet Justiniani i Madh, u detyrua ta rindërtonte nga e para.
Justiniani i Madh erdhi në krye të Perandorisë Bizantine në vitin 527. Në këtë kohë sllavët e Jugut kishin filluar të depërtonin në territoret e saj veriorë. Për këtë arsye ai mori masa të forta mbrojtëse, duke ndërtuar kështjella të reja dhe duke riparuar kështjellat e vjetra, të cilat i kishin rezistuar kohës. Justiniani nuk bëri fortifikime vetëm në kufirin verior të Perandorisë (përgjatë lumenjve Danub dhe Rin), por në të gjithë vendin.
Gjetjet arkeologjike tregojnë se Justiniani i Madh e rrafshoi për tokë murin rrethues të qytetit të Aulonës dhe, në vend të tij ngriti një mur të ri.
Prokopi i Çezaresë në librin e tij “Mbi ndërtimet”, shkruan: “…Perandori Justinian fortifikoi rajonet që sapo përshkrova, herë duke rindërtuar kështjellat që ishin kthyer në gërmadha dhe herë duke ndërtuar mure të reja. …Fortesat e reja që ndërtoi Perandori në Epirin e Ri janë: Bulpianus, Episterba, Sceminites, Aona, Stefaniacum, Argos, Aliula, Durrachin, …Kështjellat që u rindërtuan ishin: Shën Stefens, Cethreon, …Argyas, Amantia. Në Epirin e Vjetër u ndërtuan këto kështjella: Parmus, Olbus, Cionin, …Chimaerae. Në Maqedoni u ndërtuan: Candida, Colobona, Basilica Amintou, Melichiza, Pescas, Aulone”.11
Fillimisht duam të sqarojmë se, kur lexojmë termin “kështjellë”, duhet të nënkuptojmë murin rrethues të qytetit së bashku me kullat mbrojtëse. Sipas përkufizimit bizantin, me termin castrum (kështjellë) shpesh herë nënkuptohej një qytet i fortifikuar12.
Për identifikimin e kështjellave të ndërtuara nga Justiniani i Madh në Iliri dhe në Epir, është e nevojshme të ndërmerret një studim i veçantë. Ne mendojmë se kështjella Aulonës që është pasqyruar në Maqedoni, ndoshta ndodhej ne Epir. Gjithashtu Aona e Epirit mund të ishte Aulona.
Punimet për ndërtimin e murit rrethues të kështjellës së Aulonës nuk dihet se kush i ka drejtuar. Ai mund të ketë qenë ndonjë gjeneral i Justinianit, i cili ishte i specializuar në artin e fortifikimit, siç ka qenë, p.sh., Viktorini, i cili rindërtoi murin rrethues të qytetit të Bylisit.13
Trakti i murit të zbuluar në qytetin e Vlorës ka trajtë të përkulur. Kjo tregon se në kohën e Justinianit kështjella kishte formë rrethore ose shumëkëndëshe (poligonale). Kjo tregon gjithashtu se qyteti peshkopal i Aulonës, nga një qendër banimi në trajtë katërkëndëshe që ishte në shek IV, u shndërrua në një qendër banimi në trajtë rrethore (radiale) në shek. VI.
Duke u mbështetur në gjetjet arkeologjike dhe në konfiguracionin e terrenit, del se perimetri i murit rrethues të qytetit ishte rreth 1400 m., kurse sipërfaqja rreth 1,3-1,4 ha. Kjo hapësirë jetike ishte e mjaftueshme për të banuar një popullsi prej 2500-3000 banorësh. Në përcaktimin e përmasave të mësipërme jemi bazuar në faktin se gjetjet arkeologjike në qytetin e Vlorës tregojnë se, muri rrethues i Aulonës shtrihej në trekëndëshin: Monumenti i Pavarësisë, Posta e Vjetër dhe Stacioni i Trenit. Kjo sipërfaqe është rreth 1,4 ha.
Në veri të murit rrethues ndoshta kishte një përrua, i cili shërbente për përforcimin e mbrojtjes së kështjellës. Arsyetojmë kështu sepse deri në fillim të shek XX në mes të qytetit të Vlorës kalonte një përrua i thellë.14
Trakti i murit të zbuluar është i përbërë prej gurësh të palatuar, të lidhur me llaç të bollshëm. Në rrëzë të tij dallojmë një brez tullash. Kjo tregon se ai është punuar sipas stilit të ndërtimit opus mixtum (shiko fotografinë në vijim). Zakonisht, fortifikimet në kohën e Justinianit ndërtoheshin me gurë të palatuar të lidhur me llaç të bollshëm, të kombinuar me breza tullash. Ky stil ndërtimi quhej opus mixtum. Ai përdorej më tepër në vendet me aktivitet të lartë sizmik. Kjo na kujton tërmetet e fuqishme që përfshinë gjirin e Vlorës në shek. II e III, të cilët ishin një nga shkaqet e braktisjes së qytetit nga banorët e tij.

Bashkë me traktin e murit është zbuluar edhe një kullë katërkëndëshe, e ndërtuar me gurë të palatuar dhe me tulla romake në formë katrore, që i përkasin shek. III-IV të erës sonë.15 Diametri i saj është rreth 4 m., kurse trashësia e murit është 1,3 m. Lartësia e kullës nuk mund të përcaktohet dot, pasi themelet ndodhen thellë nën tokë. Kulla mund të kishte disa kate të pajisura me dysheme prej druri, të cilat komunikonin me njëri tjetrin me shkallë të brendshme. Gërmimet arkeologjike tregojnë se hyrja në kullë bëhej nga poshtë nëpërmjet një porte të madhe. Hyrja në katin e sipërm mund të bëhej edhe prej sheshit të luftëtarëve (shtegu i murit rrethues).
Fakti që trakti i murit të zbuluar është i pajisur me një kullë katërkëndëshe tregon se muri rrethues i qytetit të Aulonës, në qoshet dhe në çdo hyrje të tij, ka pasur kulla mbrojtëse.
Në krahun e brendshëm të murit rrethues janë zbuluan tre trakte muri të vendosura larg nga njëri-tjetri në distancën 1,75 – 1,90 m. Ato kanë përmasa të njëjta (2,25 m. gjerësi, 1,15 m. trashësi dhe 2 m. lartësi) dhe lidhen organikisht me murin rrethues. Gjithashtu, teknika e ndërtimit është e njëjtë. Sipas të gjitha gjasave, muret në fjalë janë këmbët e harqeve të një ure, mbi të cilën mbështeteshin shkallët që të çonin në shtegun e murit rrethues (shih skemën në vijim).16 Në faqen e brendshme të murit rrethues ka edhe tre mure të tjera, të cilat të lënë të kuptosh se ato kanë qenë shtëpi banimi.
Duke u mbështetur në traktin e murit të zbuluar, arrihet në përfundimin se kështjella e Aulonës ishte e ngjashme me kështjellën e Bashtovës, e cila ndodhej në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, megjithëse kjo e fundit ishte shumë më e vogël (90 x 60 m.). Studiuesit A. Doucellier dhe G. Heuzey mendojnë se kështjella e Bashtovës i përket “epokës së dinastisë së Justinianit”.17

Kur e rindërtoi kështjellën e Aulonës Justiniani i Madh?
Justiniani i Madh hipi në fronin e Perandorisë Bizantine në vitin 527, kurse Prokopi i Cezaresë e ka shkruar librin e tij “Mbi ndërtimet” në vitin 556. Kjo tregon se kështjella e Aulonës është rindërtuar nga viti 527 deri në vitin 556. Harku kohor i saktë duhet të jetë: nga viti 527 deri në vitin 535. Arsyetojmë kështu sepse, në vitin 535 në qytetin e Aulonës u zhvilluan bisedimet diplomatike goto- bizantine.18 Logjika të thotë që këtë vit kështjella e Aulonës (muri rrethues i qytetit) të kishte përfunduar së ndërtuari.
Si përfundim, mund të themi se në shek. VI Justiniani i Madh e shndërroi qytetin peshkopal të Aulonës në një kështjellë të fortifikuar (castrum). Muri rrethues u rindërtua nga e para, për të përballuar dyndjet e fiseve sllave, të cilët kishin filluar të depërtonin në kufijtë veriorë të Perandorisë Bizantine.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.