Kryesore

Rikonstrukturohen blloqet e banimit në Togëz/ Balla: Përfitojnë 74 familje, investimet do të vazhdojnë me sistemimin e hapësirave publike

12:55 - 26.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, inspektuan rikonstruksionin e blloqeve të banimit në fshatin Togëz në Librazhd.




Projekti është një bashkëfinancim i Bashkisë së Librazhdit dhe Qeverisë Shqiptare dhe u vjen në ndihmë 74 familjeve në kushte të vështira ekonomike.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se në Togëz investimet do të vazhdojnë me sistemimin e hapësirave publike si dhe rikonstruksionin e qendrës shëndetësore dhe kopshtit të fëmijëve.

“Më në fund Togëzi kthehet në një lagje të qytetit të Librazhdit.

Po ashtu, disa sipërmarrje private në këtë zonë, po ndikojnë në rritjen ekonomike, duke hapur vende pune dhe duke u ardhur në ndihmë banorëve”, deklaroi Balla.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra në fjalën e tij theksoi se ky projekt u vjen në ndihmë familjeve në kushte të vështira ekonomike, kryesisht atyre me ndihmë sociale, ndërsa shpreson në një fazë të dytë, ku të përfitojnë edhe disa familje të tjera në vështirësi.

Nga ky projekt kanë përfituar 45 familje në fshatin Togëz, 16 familje në fshatin Semes, 12 familje në zonën e stacionit të trenit në Librazhd dhe 1 familje në fshatin Spathar.

Pallatet që po i nënshtrohen rikonstruksionit janë ndërtuar rreth viteve 1980 dhe gjendja e tyre paraqitej tejet e amortizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.