Show-Bizz

Robert Berisha ka një mesazh për të gjitha gratë: Sa më shumë gabime bëni, rritet numri i dashnoreve

12:41 - 26.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur Robert Berisha, në një intervistë për “Prive”, ka rrëfyer më shumë për jetën e tij private, por mes të tjerash ka folur dhe për këngën e tij më të re titulluar “Dashnorja”.




Sipas Robertit, është mëse normale që një burrë të ketë dashnore dhe nëse njëkohësisht ai e mban mirë gruan, ajo s’ka të drejtë të kundërshtojë.

Këngëtari dha dhe një mesazh për të gjitha gratë.

“Për momentin dashnore s’kam, jam aq i zënë me punë. Nëse nesër, pasnesër e bëj një, ishallah kena me ia çu mirë. Ata që kanë dashnore dhe kanë gratë e tyre…se në këtë rast gratë mund të më marrin inatin, ‘kqyre pisi çfarë foli’… Po ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja!

Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore?

Hiç, sa më pak fjalë, rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush. Ky ishte mesazh për gratë”, është shprehur ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.