Kryesore

Bursa në Itali për studentët e Universitetit të Tiranës

12:45 - 27.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Studentët e Universitetit të Tiranës, tashmë kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 3 shkurt të këtij viti në universitetin e Pavias, në Itali. Në faqen zyrtare të UT-së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 e do të zgjasin 1 semestër, për nivelin master. Këto bursa studimi mbulojnë kompensimin prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, kjo në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. “Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, – theksohet në njoftimin e Universitetit të Tiranës.




Aplikimi në master
Ndërkohë, të gjithë studentët që vazhdojnë studimet master e dëshirojnë që semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 ta kryejnë në universitetin e Pavias në Itali, duhet të paraqesin dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze apo italiane, një kopje të pasaportës, vërtetim studenti, diplomën e nivelit bachelor ku duhet t’i bashkëngjitet lista e notave. Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe një listë notash të nivelit master të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze apo italiane, në varësi të programit të studimit si dhe një letër motivimi e një certifikatë të gjuhës së huaj. Ashtu si në nivelin bachelor, studentët duhet të paraqesin kontratën “Learning Agreement”. Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, pranë Drejtorisë së Komunikimit, sektori i marrëdhënieve me jashtë si dhe të dërgojnë të skanuar po të njëjtin dokumentacion në ‘e-mail’-in [email protected]. “Learning Agreement” është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. Ju duhet të kryeni në universitetin e Pavias kërkim për të njëjtën temë diplome me atë që do të kryenit në fakultetin tuaj për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Dokumentacioni

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit master:
†CV (në gjuhën angleze/italiane).
†Kopje e pasaportës.
†Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit).
†Diplomë e nivelit bachelor.
†Listë notash e nivelit bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit).
†Listë notash e nivelit master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit).
†Letër motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit.
†Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht B1/italisht B2 në varësi të programit të studimit).
†*Learning Agreement.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.