BOTA

Mjegulla i mori jetën Koby Bryant, bota qan humbjen e një legjende

14:21 - 27.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë që bota qan humbjen e një prej legjendave të NBA dhe sportistëve më të mëdhenj të historisë, autoritetet amerikane po mundohen të hedhin dritë mbi aksidentin me helikopter që i mori jetën Koby Bryant, vajzës së tij 13 vjeçare Gianna dhe shtatë personave të tjerë.Për raportin e saktë mund të kalojë edhe një vit, ndërsa sipas informacioneve të para zyrtare, dyshohet se mjegulla e dendur ishte shkaktarja e tragjedisë. Helikopetri po udhetonte me një shpejhtësi rreth 300 km/h, kur u përplas me një kodër 500 metra të lartë në zonën e Calabasas, rreth 48 km në very-perëndim nga qëndra e Los Angeles. Autoritetet po punojnë, ndërsa kanë hasur në shumë vështirësi për nxjerrjen e trupave, për shkak të terrenit ku u rrëzua mjeti fluturues. Ndërkojë, mijëra tifozë të Lakers janë mbledhur në mitikun “Staples Centre” në nder t ëish-basketbollistit 41-vjeçar.




Bota e sportit është bashkuar në dhimbje, ndërsa si homazh për atë që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, ndeshjet e mbrëmjes së fundit janë ndërprerë për disa çaste. Lotë dhe fjalë prekëse kanë dhuruar të gjithë basketbollistët, shokët dhe ish-trajnerët e Bryant.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë publikuar videon e momentit kur ish-skuadra e tij, Los Angeles Lakers mori lajmin e hidhur. LeBron James dhe shokët e tij ndodheshin në aeroport pasi sapo kishin zbritur nga avioni pas transfertës së një dite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.