SHËNDET

Spinaqi i kuq, efektet e mrekullueshme që jep në organizëm

14:14 - 27.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin. Por spinaqi nuk gjendet vetën në ngjyrën e gjelbër. Ekspertët e “AgroWeb.org” thonë se ka një varietet tjetër të spinaqit, që gjendet në ngjyrë të kuqe. Spinaqi me gjethe të kuqe gjendet shumë në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore. Spinaqi i kuq me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasuri vlerash ku përfshihet hekur, vitaminat dhe mineralet. Të jemi të qartë, spinaqi i kuq nuk ka të bëjë aspak me atë jeshilin, megjithatë quhet i tillë si pasojë e ngjashmërisë. Mjekët thonë sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi, aq më i mirë është ai për shëndetin. Spinaqi i kuq është plot e për plot me hekur që lufton aneminë. Ai gjithashtu përmban antioksidantë, përfshirë vitaminën C që forcon imunitetin dhe mbron zemrën. Veç tyre, spinaqi i kuq përmban edhe proteina, vitaminat K dhe A, si dhe folat. Spinaqi i kuq është i pasur me fibër dhe pengon konstipacionin. Ai ka aftësi pastruese për zorrën e trashë, por edhe për veshkat.




Ekspertët këshillojnë konsumin e gjetheve dhe bishtave në sallata të ndryshme. Lëngu i spinaqit të kuq ka aftësinë ta bëjë flokun më të fortë dhe voluminoz nga rrënja te majat, falë vitaminave dhe mineraleve. Lëngu i spinaqit të kuq mund të përdoret në flokë 2-3 herë në javë. Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave, sepse është shumë i pasur me hekur, mangan, kalcium e të tjerë. Spinaqi i kuq përmban shumë kalium, por pak sodium, gjë që e bën në barishten perfekte për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Një racion spinaq i kuq në ditë rregullon tensionin e gjakut dhe e ul atë. Proteina te spinaqi i kuq ul nivelet e insulinës në gjak dhe çliron hormonet që kontrollojnë urinë. Kjo është shumë e rëndësishme për ata që duan të humbasin në peshë. Veç proteinës, spinaqi përmban edhe fibër, e cila rrit ritmin e metabolizmit. Gjethet e spinaqit të kuq janë fantastike për lëkurën, sepse heqin qelizat e vdekura dhe nxisin zhvillimin e qelizave të reja për një paraqitje më rinore dhe të freskët të lëkurës. Ai ka efekt ushqyes dhe e bën atë më të butë. Nuk duhet ta teproni me spinaqin e kuq, sepse ai mund të shkaktojë disa efekte anësore si të përziera, probleme me tretjen, shtrëngime në stomak, probleme me veshkat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.