Kronikë

U dhunua dhe u mor peng në Kamëz/ Policia aksion në Shijak, shoqërohen dy persona

18:29 - 27.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e shtetit ka ndarmarrë një  operacion gjatë orëve të para të ditës së sotme në Shijak, pasi dyshohet se fshihet 49-vjeçari, Jak Preng, i cili u dhunua dhe u mor peng në Kamëz, më 17 janar.




Bëhet me dije se, dy persona janë shoqëruar në polici, të cilët po merren në pyetje.

RENEA ndërmori një operacion ditën e sotme për gjetjen e 49-vjeçarit që u mor peng në Kamëz, duke ushtruar kontroll në një kompleks në Shijak, kompleks ky I cili është në pronësi të familjes Hajri, pasi dyshohet s vëllezërit e Prengës ishin në konflikt për një sasi droge të pa dorëzuar.

Burimet thanë se RENEA ka pasur si qëllim të arrestojë E. Hajrin i cili sipas informacioneve lëviz me armë me vete por nuk e kanë gjetur në banese. Ai është shpallur në kërkim e vijon operacioni për kapjen e tij. Ndërkohë janë shoqëruar dy persona të tjerë po të familjes Hajri dhe po pyeten për ngjarjen.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe armë zjarri.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.