BOTA

U qëllua me plumba në kokë e gjoks, kush ishte Gentian Kasa, viktimë e atentatit, ja çfarë deklarojnë banorët

17:51 - 27.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat fqinje shkruajne ende për atentatin e tmerrshëm që ndodhi në Romë 2 ditë më parë. Shtetasi Gentian Kasa, 44 vjeç u qëllua me plumba në kokë e në gjoks, sapo doli nga shtëpia e tij për t´u rikthyer në burg.




Duket se vrasja e 44-vjeçarit ka qenë e porositur, pasi ai u vra në mënyrë makabre në Via Gabrio Casati, në zonën e Monte Cervialto midis Nuovo Salario dhe Val Melaina. Gentian Kasa ishte në gjysmë-liri, me precedent për trafik droge e marrje të mallrave të vjedhura, viktima po kthehej në burgun romak të Rebibbia pasi e kaloi ditën e shtunë në shtëpinë e gruas së tij.

Kasa kishte një të kaluar kriminale, pasi ishte hetuar dy herë, një herë në vitin 2011 dhe një në 2014, nga Guardia Di Finanza për trafik të lëndëve narkotike mes Romës e Ankonës. Përkundër precedentëve të tij, Gentian Kasa dëshironte ta vuante dënimin e tij dhe të linte pas të kaluarën: ” Burri im dëshironte të bënte një jetë të re. Ai ishte punëtor, ai kishte precedent, por donte të niste një jetë pa probleme”, ka thënë gruaja e tij.

Kush ishte Gentian Kasa dhe si e njihnin banorët vendas

Një banor tregon vrasjen. “Unë isha me babanë në banesë duke parë televizor. Në këtë kohë kemi dëgjuar disa të shtëna me armë, por nuk dukeshin si të tilla. Kur dëgjuam sirena policie, menduam se ishte vrasje”, deklaroi banori.

Banorët kalojnë ende në atë rrugë ku u vra 44-vjeçari nga Shqipëria, edhe pse njollat e gjakut ndodhen ende aty. “ne nuk kem i ndonjë problem të madh me krimin, përpos ndonjë rasti sporadik. Jemi të habitur”, tha një banor në Casati. Një grua, banore në këtë zonë të Romës thotë se ka frikë pas asaj që ndodhi.

Ende ngjarja nuk është zbuluar qartësisht. Ajo që policia ka zbuluar është se atentatori ose atentatorët e kishin “studiuar” mirë faktin se ku lëvizte shqiptari dhe njihnin jetën e tij. Kjo shpjegon edhe faktin se atij iu bë pritë në derën e shtëpisë, ku dhe u qëllua për vdekje. Goditja në kokë ishte fatale për shqiptarin. Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar.

Hetuesit janë duke u përpjekur të hedhin dritë mbi këtë vrasje. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, por edhe pista të tjera po hetohen gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.