BLUETOOTH

Arbana Osmanit i soset durimi, shprehet hapur për Eduard Grishajn

10:45 - 28.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, kanë vizituar muzeun “Krakowa”, duke ndarë mjaft detaje të dhimbshme nga keqtrajtimi i hebrenjve në kampet naziste. Ndërsa, Arbana ka shpjeguar në çdo postim të saj fotot, duke i shkruar në gjuhën angleze, Eduart Grishaj i ka shpjeguar postimet e tij në një shqipe të pastër. Kjo ka bërë që ndjekësit të mos e lënë pa kritikuar Arbanën për këtë fakt. “Shkruaj shqip Arbana, siç shkruan Eduardi”,- i shkruan një ndjekës Arbana Osmanit. Aq është dashur që moderatores t’i soset durimi nga këto mesazhe duke shkruar: “Ah ç’më keni çarë kokën me gjithë Eduart Grishajn. Aman ndiqni Eduart Grishajn për guidat turistike në gjuhën e bukur amtare”. Sigurisht që këto komente ishin të shoqëruara me nota humori nga ana e moderatores, dhe ajo nuk ka nguruar të ndajë postime përkrah partnerit të saj.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.