Kosova

Mediat kosovare: Negociatat për koalicion në prag dështimi, Kurti dhe Mustafa nuk lëvizin nga qëndrimet e ngurta

11:21 - 29.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të dështimit janë negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. Palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me prezencën e ambasadorëve të QUINT-it dhe shefes së Zyrës së BE-së.




Asnjëra prej subjekteve nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për mandatarin e Qeverisë, Albin Kurti.Pas takimit gati katërorësh në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka dalë me kumtin se nuk ka marrëveshje.Sipas tij, VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.

“Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti, sipas të cilit gjysma e takimit ishte përkthim për ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Bashkimit Evropian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.