Sociale

KLSH-ja zbardh shifrat: 15 milionë dollarë dëm ekonomik në prona e mjedis në 2019-ën

10:59 - 31.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Një dëm ekonomik prej afro 15 milionë dollarësh është shkaktuar në prona e mjedis gjatë vitit 2019. Të dhënat janë bërë publike nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas 23 inspektimeve të kryera në 2019. Konkretisht bëhet fjalë për 8 auditime në ZVRPP, 7 auditime në ALUIZN-et, 5 auditime në ente mjedisore, si dhe 1 auditim tematik në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.




Shkeljet
Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH-ja konsistojnë në: vonesa në administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces. Regjistrimi i lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror. Regjistrime pasurish me ndryshime të zërave kadastral. Regjistrimi në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore. Regjistrimi i lejeve të legalizimit të parregullta, të lëshuara për objekte në pronësi “shtet”, që kanë sjellë si pasojë fshirjen e të drejtës së pronësisë së shtetit. Probleme janë konstatuar edhe me mosevidentimin dhe mosrespektimin e procedurave të regjistrimit të pronave me mbivendosje apo mos bërja e bilancit AMTP-LN, printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve. Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit për vitin 2019 ka rekomanduar 203 masa disiplinore për institucionet e audituara, 8 kallëzime penale dhe indicie për hetime të thelluara për 20 persona.

Sfidat për të ardhmen
I pranishëm gjatë analizave vjetore, kryetari në detyrë i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha se sfida e institucionit në të ardhmen është auditimi i performancës së sistemeve IT në administratën shtetërore. “Si çdo departament i ri dhe në veçanti rëndësia që ka në këto vite struktura IT, dixhitalizimi në përgjithësi, unë mendoj që nuk duhet të kënaqeni me çfarë keni arritur deri tani dhe puna e departamentit tuaj duhet të reflektojë në të gjitha departamentet Ka ardhur koha! Duhet të synojmë që elementë të IT-së, të Teknologjisë së Informacionit, shfrytëzime bazuar mbi standardet apo mbi metodat më të mira të IT-së duhet të përdoren dhe të involvohen gjerësisht në të gjitha auditimet në departamentet e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, – tha Leskaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.