Ekonomi

Sipërmarrësi Irfan Hysenbelliu, aksioner kryesor i Birrës “Tirana”: Do mbizotërojmë mbi 60% të tregut, kryeqyteti do ketë festën e birrës

15:22 - 31.01.20 gsh

‘Birra Tirana’ bëhet pjesë e familjes së madhe ‘Hysenbelliu Group’. Presidenti i grupit, zoti Irfan Hysenbelliu është tashmë aksioneri kryesor i birrës Tirana me kuotat më të mëdha të aksioneve.



Ky është një rikthim, pasi zoti Hysenbelliu ka qenë iniciatori kryesor i bashkimit të 10 aksionerëve në vitin 2001, kur ‘Birra Tirana’ u privatizua, kohë kur filloi edhe shkëlqimi i saj.

‘Birra Tirana’ është kompania më e madhe e prodhimit dhe tregtimit të birrës në vendin tonë, dhe që prej vitit 1960 ajo është ikona e industrisë ushqimore dhe mbretëresha e kryeqytetit shqiptar. Pas vitit 2002 , ‘Birra Tirana’ nisi të eksportohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Kosovë Greqi dhe Zvicër duke kapërcyer kufijtë shqiptarë.

‘Birra Tirana’ është padyshim lider në treg. E ardhmja me shijen dhe identitetin e saj si “kartëvizita” e kryeqytetit, është edhe më premtuese. Zoti Hysenbelliu është rikthyer te ‘Birra Tirana’ me ide të qarta për t’i shtuar asaj shkëlqimin dhe suksesin. Në takimin me stafin drejtues dhe aksionerët e tjerë, z.Irfan Hysenbelliu paraqiti vizionin e tij për ardhmërinë e ‘Birrës Tirana’.

“Në çdo vend të Botës birra e kryeqytetit është birra më e suksesshme. Birra e Tirana do të ketë sukses, do të jetë model në treg. Atë ëndërr që kisha do ta realizojmë tani”

Investimi i ri me ndërtimin e fabrikës së re që do të ketë teknologji edhe më moderne, së bashku me restorantin do ta pasurojë historinë e ‘Birrës Tirana’.

birra-tiranaa birra-tirana-aaa birra-tirana foto-3 foto-1-1
<
>

“Do të bëhet një punë e madhe brenda këtij viti, me rikonstruksionin e teknologjisë dhe përmirësimin akoma më shumë të cilësisë brenda një muaji. Përpjekja jonë do të jetë që ne të shkojmë mbi 60% të tregut dhe kjo është e sigurtë.”

Kryeqyteti në muajin korrik do të ketë për herë të parë ‘Festën e Birrës’.

“Qytetit të Tiranës do i kthejmë festën, në muajin korrik do jetë Festa e Birrës në Tiranë dhe do jetë një nga festat më të mëdha. Kryeqyteti gjithmonë ka popullatën më të madhe, konsumin më të madh”

Luan Bregasi që deri më sot ka qenë drejtori i përgjithshëm te ‘Birrës Tirana’, u shpreh se zoti Hysenbelliu rikthehet në shtëpinë e tij me më shumë eksperiencë dhe me më shumë frymë bashkëpunimi dhe solidariteti.

“Ardhja juaj na bën besimplotë për të ecur së bashku në një rrugë më të sigurt. Jam i bindur që me ardhjen tuaj, të gjithë punëtorët dhe aksionerët do ta përkthejnë me më shumë besim për të ardhmen e ‘Birrës Tirana’, më shumë siguri, më shumë cilësi, më shumë sukses dhe më shumë konkurrencë!”

Kjo ngjarje e rëndësishme për ‘Birrën Tirana’ u kremtua me një festë të organizuar për stafin e fabrikës. Festës se organizuar iu bashkua edhe zëvendës Presidenti i “Hysenbelliu Group”, zoti Fatmir Hysenbelliu.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.